Skip to main content

Tetova News

Cilës shenjë të horoskopit i përkisni dhe me cilën shenjë ju puqet gjaku më shumë?

Botimet Shqiptare Cilës shenjë të horoskopit i përkisni dhe me cilën shenjë ju puqet gjaku më shumë?

Saturday at 23:10 ·  ·  · Share · Promote
    • Adna Mia Doffy peshorja- me peshoren
      Saturday at 23:11 ·  ·  5 people ·  · 
    • Giulia Shijakut peshqip po se di me ca me puqet me mir
      Saturday at 23:12 ·  ·  1 person ·  · 
    • Tersi Pojanit virgjeresha - me bricjapin ose demin
      Saturday at 23:12 ·  ·  1 person ·  · 
    • Ermira Asani Akrep-me asnje shenje....
      Saturday at 23:13 ·  ·  5 people ·  · 
    • Flora Lora virgjeresha me demin mendoj...
      Saturday at 23:13 ·  ·  1 person ·  · 
    • Ilushi Ilu virgjereshe_binjak
      Saturday at 23:13 ·  ·  2 people ·  · 
    • Esmeralda Duma peshorja ...se me ke nuk e di.......
      Saturday at 23:13 ·  ·  2 people ·  · 
    • Kujtime Fetai virgjeresh !!
      Saturday at 23:14 ·  ·  3 people ·  · 
    • Vera Gjecaj ujori..me binjaket them!
      Saturday at 23:15 ·  ·  2 people ·  · 
    • Edlira Ilazaj Peshorja. Sedi si kam ven re me ke shenj shkoj me shume.
      Saturday at 23:15 ·  ·  1 person ·  · 
    • Luna Del Sol Virgjeresha => Me gaforren, dashin , demin !
      Te pakten keshtu mendoj une :)
      Saturday at 23:15 ·  ·  3 people ·  · 
    • Leonard Xhon virgjeresha me binjaket ,,,,dhe me demin ,,,...
      Saturday at 23:16 ·  ·  1 person ·  · 
    • Ola- Olushi demi-pothuaj me te gjitha vetem iu lutem ujoreve t'me rrine larg...;))
      Saturday at 23:16 ·  ·  2 people ·  · 
    • Erion Hoxha shegjetari-......
      Saturday at 23:17 ·  ·  1 person ·  · 
    • Jonce Jona pethkuuu dhe me akrepin shkoj shume,ama me me sensualin!
      Saturday at 23:19 ·  ·  1 person ·  · 
    • Hesat Shaqiri sjigjetar me luanaesh haha
      Saturday at 23:20 ·  ·  1 person ·  · 
    • Armela Banaj une jam luani dhe burrin e kam shigjetari ,dhe shkojme per mrekulli..
      Saturday at 23:22 ·  ·  2 people ·  · 
    • Aferdita Dragaj Une jam luaneshe, eshte nje person me te cilin me puqet gjaku shume por sipas shenjes se horoskopit nuk shkojme bashke fare
      Saturday at 23:34 ·  ·  2 people ·  · 
    • Bleri Seferi Luaneshe me Luan uh cpjekje tave ne furre!
      Saturday at 23:37 ·  ·  1 person ·  · 
    • Antonela Shkreli i perkas shenjes se bricjapit dhe pershtatem mire me ujorin.klm te gjithe.
      Saturday at 23:41 ·  ·  2 people ·  · 
    • Qendresa Krasniqi Tokesor!!!
      Saturday at 23:41 ·  ·  1 person ·  · 
    • Viktor Ranxha Po une qe jam akrepi munde me thoni. Me ke shkoj
      Saturday at 23:43 ·  ·  1 person ·  · 
    • Bobou Bea Alushi shigjetari, besoj se shkoj me peshqit,,,,,
      Saturday at 23:44 ·  ·  1 person ·  · 
    • Agjentja Has Bricjap ene dash me ferlik del darke me shijeB-)
      Saturday at 23:53 ·  ·  1 person ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Kurorëshkelësit sipas Zodiakut

      Shenjat e zjarrit e shkelin kurorën për shkak të lakmisë dhe të dëshirës për t’u treguar, shenjat tokësore për shkak të pakënaqësisë me martesën, shenjat e ajrit për shkak të kureshtjes, ndërsa ato të ujit përshkak emocioneve dhe revanshit...
      Të dymbëdhjetë shenjat, secila në mënyrën e vet, e përjetojnë faktin se partneri po i mashtron, ose, megjithatë, janë vetë të pabesa. Mirëpo, duke mos i marrë parasysh dallimet ë secilës veç e veç, shenjat mund t’i përfshijmë në katër grupe, sipas këtyre elementeve – zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.

      Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan që të dëshmohen. Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm. Meqenëse e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër vena, shkeljes së kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar në partnerin e tyre.

      Është interesant se në të njëjtën kohë janë shumë të ndjeshëm kur është fjala për besnikërinë e partnerit të tyre, në rend të parë për shkak të egos dhe mburrjes së tepruar. Diçka më tolerant, kundruall dy të tjerëve, është shigjetari, aventurier i çiltër, i cili seksin e koncepton si sport, një ushtrim të veçantë për trupin dhe shpirtin.

      Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë. Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet apetiti seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelës në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm!

      Pjesëtarët e këtyre shenjave do ta shikonin nëpër gishta tradhtinë e partnerit me qëllim që ta ruajnë martesën, në rend të parë virgjëresha, por jo gjithaq lehtë sikundër ngjet kjo me shenjat e ajrit.

      Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.

      Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si kryesorët sa i përket shkeljes së kurorës, sa për faktin se janë të lindur si të pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të tjerëve. Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në flirt, por shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të shkojnë. Binjakët bukuroshë dinë të luajnë me emocionet dhe seksualitetin, derisa disa ujorë mashtrojnë në frymën "fëmijët e luleve" – bëni dashuri dhe jo luftë!

      Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë "seks kalimthi" (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!).

      Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia "...përderisa vdekja të mos na ndajë!".

      Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja, ndërsa atë e ndjekin shenjat e zjarrit, në rend të parë shigjetari./Telegrafi/
      Saturday at 23:56 ·  ·  3 people · 
    • Botimet Shqiptare 
      Ora e lindjes e përcakton karakterin

      Data e lindjes nuk është një kornizë e mjaftueshme për ta përcaktuar karakterin e dikujt. Saktësia e analizës së karakterit në masë të madhe varet nga ora e lindjes.

      Nëse jeni të lindur...

      Nga ora 0 deri në orën 01 Këta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqëruar me qëndrueshmërinë (Saturni). Rrethina i konsideron kokëfortë, aspak diplomatikë dhe së tepërmi krenarë. Në rrethana të favorshme, ky konstelacion mund të sjellë arritje të pabesueshme krijuese.

      Nga ora 01 deri në orën 02
      Fuqia, autoriteti dhe statusi për ju përfaqësojnë gjithçka. Për shkak të kësaj më së shpeshti vuajnë më të afërmit tuaj. Jeni të suksesshëm në jetë falë faktit se dini ta drejtoni energjinë e madhe të cilën e dispononi. Për ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirënjohës ndihmës së gjithanshme të personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).

      Nga ora 02 deri në orën 03 Me kënaqësi, në të njëjtën kohë, u përkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamikë dhe të aftë që të ngazëlleheni (Marsi), por në të njëjtën kohë shumë shpejt e humbni interesimin për punët që i keni filluar. Nganjëherë jeni përjashtues dhe jotolerantë, ndaj pak më shumë durim nuk do t’ju bënte keq.

      Nga ora 03 deri në orën 04 Jeni subtilë dhe të ndjeshëm, ndaj lehtë prekeni. Janë këto shenja të qarta të përkushtimit dhe të dashamirësisë (Venera). Për ju janë njësoj të rëndësishme edhe familja edhe shtëpia (gaforrja). E adhuroni sigurinë financiare. Mund të thuhet se me i përdorni paratë mjeshtërisht.

      Nga ora 04 deri në orën 05
      Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjë janë të përqendruara drejt një caku konkret. Janë përplot me përqendrim dhe vullnet të fuqishëm. Për këtë në secilën punë ju bëheni autoritet (Luani). Mirëpo, megjithatë, ju jeni një luan sallonesh. Mirëpo, kur u kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve shoqërore përfundoni në depresion.

      Nga ora 05 deri në orën 06
      Më së miri ndiheni kur keni rastin që nga kaosi ekzistues të krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjëresha), me ç’rast e keni të vështirë që ta dalloni të rëndësishmen nga e parëndësishmja. Gjithnjë rrezikoni që t’i harxhoni paratë në gjëra të cilat për ju fare nuk janë të rëndësishme. Në punë jeni të përkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni në mënyrë të përkryer.

      Nga ora 06 deri në orën 07 Jeni sharmant dhe visheni mirë (peshorja). Banesa juaj është e rregulluar me shije dhe gjithashtu përbën një vend ku shpesh tubohen miqtë tuaj. Jeni shumë dashamirës me çdokënd. Rreziku më i madh qëndron në faktin se siguria juaj emocionale (Hëna) varet nga të tjerët dhe jo nga ju.

      Nga ora 07 deri në orën 08
      Gjërat i emërtoni ashtu sikundër janë dhe në këtë pikëpamje nuk keni qime në gjuhë. Ju e thoni (Merkuri) atë që e mendoni (akrepi). Mirëpo, ju dini edhe të heshtni si i pagojë. Për suksesin tuaj në punë duhet t’i jeni mirënjohës gatishmërisë suaj që gjithçka t’ia nënshtroni një qëllimi dhe imagjinatës së bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.

      Nga ora 08 deri në orën 09 Loja, sporti dhe aktiviteti në ajër të pastër për ju janë gjëra shumë të rëndësishme (shigjetari). Gjithnjë përpiqeni që t’i kapërceni kufijtë, pavarësisht nëse është fjala për kufijtë shoqërorë, shpirtërorë, apo shtetërorë. Ju tërheqin të huajt. Miqësia e re (Venera) duhet t’ju ofrojë diçka që ende s’e keni përjetuar. Jeni aventurierë të lindur.

      Nga ora 09 deri në orën 10
      Për ju në mënyrë të vazhdueshme janë të domosdoshme arsyet konkrete (bricjapi) që të mund të jeni aktivë (Marsi). Falë talentit të madh për organizim dhe disiplinë gjithnjë e realizoni qëllimin të cilin ia keni vënë vetes. Ndiheni mirë kur i ndihmoni të tjerët, para së gjithash anëtarët e familjes suaj. Veç kësaj keni edhe vlera të tjera.

      Nga ora 10 deri në orën 11
      Për ju të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Për ju nuk ekzistojnë dallimet klasore, gjithkujt ia lejoni pikëpamjet personale dhe zhvillimin vetjak. Keni ndjeshmëri për t’u marrë me gjëra okulte, keni mirëkuptim të plotë (Jupiteri) dhe gjithnjë jeni të hapur për ide të reja (ujori). Pasi që aq shumë i doni njerëzit, në rastet më të shpeshta jeni të rrethuar me miq të sinqertë.

      Nga ora 11 deri në orën 12
      Veçmas jeni të suksesshëm kur bëni punë "prapa kulisave". Në një rast të tillë vërtet mund të arrini gjëra të mëdha. Sa herë që ia dilni të siguroni qetësi të mjaftueshme (Saturni) që t’i mbushni bateritë (peshqit), realizoni karrierë të shkëlqyeshme në fushë të artit dhe në këtë drejtim asgjë nuk mund t’jua zërë rrugën.

      Nga ora 12 deri në orën 13
      Çdo pune i shkoni deri në fund. Me këtë rast arsyeja ju ndihmon që të mos harxhoni shumë kohë në gjëra të parëndësishme. Siguria materiale (demi) në kuadër të familjes është më e rëndësishmja për qetësinë tuaj shpirtërore (Hëna). Shumë rrallë keni vetiniciativë. Kontaktet i vendosni rrallë, vetëm në rastet kur njerëzit ju drejtohen.

      Nga ora 13 deri në orën 14
      Mendime e të tjerëve shpeshherë i merrni afër zemrës. Për këtë arsye nganjëherë mendoni se çdo gjë që është thënë ose është bërë ndërlidhet vetëm me ju. Jo rrallë, për të vërtetë e merrni vetëm atë që ju mendoni se është e vërtetë. Ndoshta pikërisht kjo veçori ju sjell suksese të jashtëzakonshme në punë.

      Nga ora 14 deri në orën 15
      Partnerit tuaj jetësor i qëndroni besnik deri në fund të jetës (Venera). Mirëpo në qoftë se e hetoni se në jetën e tij nuk zini një vend qendror (luani), menjëherë kërkoni partner tjetër. Arti dhe aktrimi zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Për fëmijët je i gatshëm që të sakrifikosh gjithçka.

      Nga ora 15 deri në orën 16
      Afirmim të plotë përjetoni vetëm në atë veprimtari (Marsi) në të cilën mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona të përzemërt që shkëlqeni nga vetëkënaqësia. Mirëpo dini edhe të pezmatoheni kur ju refuzojnë. Shfryjeni hidhërimin tuaj. Në atë mënyrë do t’i shmangni agresivitetin, fjalët e rënda dhe fyerjet.

      Nga ora 16 deri në orën 17 Paraja për ju luan rol të rëndësishëm. Për këtë shkak mendoni (demi) se në pjesën e parë të jetës duhet të arrini diçka (Jupiteri). Në tërë këtë ju bën mirë aftësia juaj që të ngriheni mbi përditshmërinë dhe mashtrimet e imëta, sikundër edhe mundësia që gjërat t’i parashikoni që më parë.
      Saturday at 23:57 ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Nga ora 17 deri në orën 18
      Përderisa të jeni i varur nga perfeksionizmi juaj, njerëzit do t’ju vlerësojnë edhe privatisht edhe në biznes. Jeni person shumë praktik dhe me sukses ia dilni me njerëzit që u kundërvihen planeve tuaja. Me këtë rast prirja juaj për detajet (virgjëresha) shpesh di t’jua zërë rrugën drejt realizimit të qëllimeve (Saturni).

      Nga ora 18 deri në orën 19
      Vetëm në marrëdhënie me njerëzit e tjerë (peshorja) mund t’i realizoni qëllimet tuaja jetësore (Saturni). Në miqësi ju duhet shumë durim në mënyrë që t’ia dilni në krye me vetveten. Rreziku më i madh qëndron në faktin se partneri mund t’ju mbulojë me kërkesa të mëdha, të cilat ju në shtigje të gjata nuk mund t’i përmbushni.

      Nga ora 19 deri në orën 20
      Prirja juaj për të rrezikuar do t’ju mundësojë ngritje të madhe në shoqëri. Për shkak të kërkesave seksuale (akrepi) të theksuara (Venera), rrezikoni që të humbni vlera të tjera në një lidhje të qëndrueshme, sikundër janë besnikëria, kujdesi i dyanshëm dhe interesat shpirtërore. Në esencë, për gjithçka që bëni do të duhej të kishit masë.

      Nga ora 20 deri në orën 21
      Ekscitimi i të riut dhe të panjohurit (shigjetari) ju nxit për ndërmarrje kulmore (Marsi). Eliksir jetësor i keni udhëtimet e largëta në vendet ekzotike. Besnikëria deri në varr llogaritet ndër karakteristikat tuaja. Falë optimizmit, pas rënies së madhe përsëri do të qëndroni në këmbët tuaja.

      Nga ora 21 deri në orën 22
      Nga frika se mos ju lëndojnë (peshqit), njerëz të tjerë shpesh mendojnë se jeni i ngadalshëm dhe inert. Mirëpo, kur ju njohin, binden se rrethit i ofroni shumë ngrohtësi dhe bashkëndjesi. Kujdes të madh u kushtoni dëshmive të dukshme të dashurisë (Venera) dhe befasoheni shumë nëse gjërat nuk janë ashtu sikurse i keni menduar.

      Nga ora 22 deri në orën 23
      Jeni jashtëzakonisht inteligjentë (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga të tjerët (Merkuri). Për këtë shkak ia dilni mbanë edhe me problemet më të vështira. Gjithnjë jeni në përparësi ndaj të tjerëve. Për këtë nuk do të duhej të ishit arrogantë dhe të narcisoidë. Modestia, megjithatë, është virtyt!

      Nga ora 23 deri në orën 24
      Me orën tuaj sundon i ashtuquajturi diell i natës. Ai simbolizon dritën e brendshme. Jeni të prirë (akrepi) për veprimtari okulte (Dielli). Në jetën e përditshme nuk i doni kompromiset. Motoja juaj jetësore është: "gjithçka ose asgjë", ndërsa në dashuri jeni të prirë për posesivitet dhe xhelozi./Telegrafi/
      Saturday at 23:57 ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Shenjat astrologjike

      DASHI

      MOTOJA: UNË JAM
      ...See more
      Saturday at 23:58 ·  ·  1 person · 
    • Botimet Shqiptare 
      Si ta çoni mashkullin para altarit

      Zonja të nderuara, pse duhet që gjithnjë ju të jeni të zgjedhurat? Gruaja e kohëve moderne duhet të jetë e guximshme dhe e vendosur që vetë ta zgjedhë mashkullin e jetës së saj. Si do ta inkurajoni mashkullin tuaj në mënyrë që ta dërgoni para altarit? Astrologjia jua zbulon të fshehtën… kuptohet kjo varet nga shenja në të cilën është i lindur AI…

      D A S H I

      Martesa është në kundërshtim me dëshirën e dashit për pavarësi, sepse filozofia e tij shpesh e thekson vetëm një fjalë: liri. E eksciton aventura. Ai dëshiron dhe… humbet. Ai e do femrën dhe është i palodhshëm në kërkimin e lumturisë, ndërsa kjo nënkupton vende të reja dhe femra të reja. Di të jetë mjaft egoist. Ai është Don Zhuan dhe këtë do ta pranojë vetë. Mund të jetë edhe ujk vetmitar… Mashkulli në këtë shenjë gjithnjë e thekson se si me të nuk është lehtë të jetohet. Për shkak të Marsit ka një nxitje të fortë seksuale dhe nuk është i sigurt se do të jetë i kënaqur me vetëm një grua. Ka nevojë për grua, e cila do ta adhurojë, por edhe që do të guxojë ta kundërshtojë dhe që do t’i ndihmojë të zhvillohet emocionalisht dhe shpirtërisht. Nëse e dëshironi pikërisht këtë mashkull, bindeni se jeni e mrekullueshme, e mençur, interesante, gjithnjë e ndryshme… Atëherë braktiseni dhe lëreni një kohë në distancë…Lëreni që të gjakojë për ju dhe atëherë faljani veten.

      D E M I

      Demi martohet para shenjave të tjera të Zodiakut. Nuk e bën pyetjen nëse do të martohet, por vetëm me kë do të martohet. Nuk është agresiv me gratë dhe kur konsideron se një grua është ideale, ai lidhet në mënyrë absolute për të. Megjithatë, martesën mund ta shtyjë për disa vite, gjatë të cilave do ta fryjë xhirollogarinë e tij bankare. Gjatë kësaj kohe ndjenjat nuk do të dobësohen, sepse pikëpamja për “pronësinë” mbi gruan /është shumë posesiv/, e cila varet prej tij, i krijon ndenja specifike. Ka nevojë për një grua që do ta zbaviste dhe që do të dinte ta priste. Është emocional dhe ka dëshirë të jetë i dashuruar, i përkëdhelur dhe i përkujdesur. Bëhuni e bukur, tërheqëse, maksimalisht e rregulluar, sepse ai është estet i përkryer dhe shumë i ndjeshëm, në të kundërtën, sytë dhe ndjenjat e tij do të kërkojnë një pamje më të këndshme. Dhe më e rëndësishmja është: lexoni të gjithë kuzhinierët e botës, mësoni receta të zakonshme dhe të pazakonshme dhe kuptohet zbatojini në praktikë…, sepse ai është gurman i madh… Të jeni të sigurta se nuk do të mund t’ju rezistojë dhe çka është më me rëndësi nuk do t’ju braktisë kurrë!

      B I N J A K Ë T

      Rëndom mashkulli binjak e konsideron martesën si një kufizim të madh dhe monotoni, sepse nuk dëshiron që të përfundojë i mbyllur në kafaz. Dëshiron të ketë miqësi me femrat, por aventurat e tij i konsideron si opsionin dhe shansin më të mirë që ta tregojë personalitetin e tij. Është i prirë të flirtojë dhe mund të jetë dashnor i mrekullueshëm. Dyshon në nevojën që të martohet dhe shpeshherë nuk ia del që të përcaktohet ndërmjet dy ose tri femrave. Duhet të jeni e zhdërvjelltë nëse dëshironi që ta tërhiqni binjakun. Mos i tregoni para kohe se e jeni magjepsur nga ai. Më shumë i pëlqejnë misteret dhe gjërat që kanë fshehtësi të mëdha e kuptime të pazbërthyeshme. Mbajeni mend, binjaku përjetësisht është kureshtar. Mos i anashkaloni ngjarjet e ditës, sikundër janë vizitat në muze ose ekspozitat në bibliotekë. Ai është fëmijë i Merkurit, planetit të intelektit. Më së miri e ka të mos e kuptojë se në çfarë është. Pasiguria e pushton të tërin. Caktojani takimin në ndonjë vend jo të rëndomtë, ose në ndonjë vend të ri dhe mos i thoni se ku po e çoni. Fjala çelës për sukses është imagjinata. Nëse vërtet e doni atë për burrë, bindeni se jeni aq sa duhet imagjinatave, se mund t’i luani disa role të ndryshme, madje nëse është nevoja edhe brenda një dite.

      G A F O R R J A

      Mashkulli me shenjën e gaforres ëndërron për martesën dhe gruan e jetës së tij qysh si djalosh, sepse detyra e tij karmike është që ta mësojë leksionin se si t´i transformojë dhe t`i lartësojë emocionet në kuadër të familjes. Thellë në vete ai gjakon ta gjejë gruan e cila i kupton nevojat e tij emocionale, gruan që është e butë, epshore dhe e ndjeshme. Është shumë i lëndueshëm dhe tmerrohet nga mendimi se mund të jetë i braktisur… Për të dashuria pa romantikë është e zbrazët, atij i duhen ngushëllimi dhe siguria emocionale. Kur janë në elementin e tyre janë shumë të kënaqur, të disponuar poetikisht, shpirtëror deri në ekstrem dhe të kujdesshëm deri në fund. Kurrë mos i përmendni lidhjet paraprake të dashurisë, sepse kjo në ta do të ketë efektet e një dushi të ftohtë… Nuk duan të dinë se ka ekzistuar dikush i rëndësishëm në jetën tuaj para se të hynte ai në skenë… Në mënyrë që gaforren tuaj ta çoni para altarit /atij nuk i pengon iniciativa e gruas/ plotësojani të gjitha dhe bëni të tërat që të ndihet i përkëdhelur dhe i përkujdesur. Jini të ngrohta dhe fine, silluni me kujdes, në mënyrë amënore, dëgjojini me vëmendje problemet e tij /kujdes ndonjëherë në këtë drejtim di ta teprojnë!/. Në rast se dashurohet në ju, atij nuk i duhet shumë që të ta thotë “po”-në vendimtare.

      L U A N I

      Si të dërgohet një mbret para altarit? Mos ia thoni këtë haptas… sepse është AI që pushton! Ai është njëmend mashkull i vërtetë… 1OO%! Krenohuni me të. Luani ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes. Duhet t’i bëni lajka, madje shumë… Dorën në zemër, ai këtë e meriton. Luani sundohet nga Dielli, ai veçohet me ngrohtësinë dhe energjinë pozitive edhe atëherë kur hidhërohet. Ky njeri i guximshëm dhe i fortë është përplot entuziazëm, i tillë që krenarinë dhe vetëbesimin e tij i shpreh me fare pak përpjekje. Ecën me një dinjitet mbretëror, me graciozitet, vetëbesim, shkujdesje, paksa me mendjemadhësi, sikurse tigri nëpër xhungël... Dhe nuk është çudi pse të gjitha femrat përfundojnë në të… Dojeni! Ai nuk do asgjë në shumë në këtë botë sesa të jetë i dashuruar…Para se t’ia ofroni zemrën tuaj për gjithnjë, lavdërojini aftësitë e tij për një sjellje të përgjegjshme dhe bindeni se si në sytë tuaj është një burrë i përkryer… Nëse ia dilni ta bindni se një mashkull të tillë si ai kurrë s’e keni takuar, përgjithmonë do të jetë pranë jush.
      Sunday at 00:01 ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Si ta çoni mashkullin para altarit

      V I R G J Ë R E S H A

      Mashkulli i shenjës së virgjëreshës është i lumtur edhe pa jetën martesore. Ai është vetmitar që nga fëmijëria dhe është i orientuar në rregull dhe disiplinë. Ndoshta dobia qëndron në faktin se meshkuj të vetmuar ka pikërisht më së shumti në shenjën e virgjëreshës. Nëse e doni mu këtë mashkull, ja si mund t’ju ndihmojmë: duhet të jeni shumë inteligjente, e arsimuar, e kulturuar, veç kësaj edhe e suksesshme në biznes, njëkohësisht emocionale dhe e përmbajtur, atakuese dhe diskrete, e vendosur por edhe e gatshme për kompromis dhe mbi të gjitha e gatshme që t’i përballoni të gjitha tentimet e tij që t’ju largojë nga vetja. Tingëllon çuditshëm, por ai mund të jetë shumë i pakëndshëm pikërisht kur është shumë i interesuar… Nëse e gjen një femër të tillë, veçmas nëse akordohet me të në nivelin intelektual, qëndrimet e tij ndryshojnë dhe fillon të mendojë për martesën. Për ta sjellë para altari ju duhet ta bëni hapin e parë, sepse, në të vërtetë, turpërohet shumë… Thojini se i besoni dhe se do të sakrifikonit gjithçka që ai të jetë juaji…

      P E S H O R J A
      Mashkulli me shenjën e peshores me kënaqësi do të hynte në lojën e joshjes dhe flirtit, sepse kjo është natyra e tij e vërtetë… Shumë mirë gjendet në të, i njeh të gjitha rregullat dhe finesat. Me gëzim dhe me kënaqësi ju dorëzohet, bën lojë të ndershme dhe të njëjtën e gjë e kërkon edhe nga ju. Në mënyrë që të jeni partner i denjë i tij duhet të jeni joshëse, e kulturuar, e rafinuar, subtile. Është estet i madh dhe nuk i duron vulgaritetin dhe vrazhdësinë. Gruaja të cilën ai e do duhet të jetë DAMË. Ai vërtet ka manire zotërinjsh dhe është xhentëlmen i madh. E ha me romantikë dhe me fjalë të ëmbla… Sa i përket martesës, në kuadër të kësaj shenje ekzistojnë dy lloje meshkujsh. I pari martohet herët dhe përshtatet mirë në skemën e jetës martesore. Tipi i dytë shpreh frikë nga martesa… Ai di të jetë aq i trishtuar /peshoret janë tepër të lëndueshme dhe të ndjeshme/ në rast se ndodh mosmarrëveshja dhe më parë zgjedh të presë, duke thënë se po e pret të vërtetën … Që ju të jeni ajo "e vërteta" bëhuni në mënyrë të magjishme tërheqëse, gjithnjë maksimalisht e zbukuruar, e butë, por paksa e paarritshme… Megjithatë, bëjani disi me dije se pa të do të ishit shumë e palumtur…

      A K R E P I

      Ja edhe një mjeshtër i strategjisë së dashurisë, veçse ky është shumë më i rrezikshëm dhe shumë i fortë. Karizmi i një akrepi është tejet i madh dhe vështirë është t’i kundërvihesh, madje edhe kur sillet në mënyrë të vrazhdë, çnjerëzore dhe arrogante, gjë që ngjet shpesh. Nga ana tjetër akrepi nuk është gjah i lehtë, të paktën jo sa i përket zemrës së tij. Bëhuni e fortë, misterioze, e paarritshme, e thellë dhe thjesht - e ndryshme. Qëndrimi i tij ndaj femrave nuk orientohet nga martesa, por nga mbetja në të. Akrepi e di se jeta e përbashkët është e vështirë dhe nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë mënyrën e tij të jetës për shkak të dikujt tjetër … Megjithatë, martesën e ka të domosdoshme për shkak të ndjenjave të forta, ngase ka nevojë për siguri emocionale. Ka shumë lidhje dashurie dhe aventura para martesës, në rend të parë për shkak të prirjes së theksuar seksuale, por bëhet vërtet i lumtur kur e gjen një grua shpirtërisht të fortë e intuitive, e cila është në gjendje që të depërtojë në shpirtin e tij, sepse nën fasadën e tij të vrazhdë fshihet një zemër tepër e butë …, e lehtë, e lëndueshme. Nëse e doni me adhurim pikërisht atë, bëhuni e papërballueshme në aspektin erotik, largojeni padurimin e tij dhe pastaj ai do ta ngrejë flamurin e bardhë!

      S H I G J E T A R I

      Ai është i guximshëm, i hapur, i drejtpërdrejtë, spirituoz, joshës, Don Zhuan…Vardiset me aq shumë shpirt, me aq përulje sa nuk e dini nëse është serioz, apo po tallet. Këtë nuk do ta kuptoni edhe kur të jeni në lidhje me të… Ai do t’ju mbulojë me margaritarë të vërtetë, por edhe me margaritarin vezullues të sinqeritetit dhe ndershmërisë. Ai do të jetë hulumtues i botëve dhe i ideve të reja dhe do të luajë gjithë atë që ju e dëshironi, por… gjithnjë do të ndahet ndërmjet jush dhe lirisë personale… Atë është vështirë ta kesh në lidhje, qoftë edhe kur është marrëzisht i dashuruar… Më së lehti do ta pushtoni dhe do ta mbani për vete në rast se lini përshtypjen se mund të jetoni edhe pa të… Veç kësaj, mos harroni që të informoheni për temat e sportit e politikës dhe ta vërtetoni nëse e keni pasaportën në rregull. Për çdo rast… ai gjithnjë është i gatshëm për të udhëtuar. Ka nevojë për një grua inteligjente, e cila do t’i ndante me të interesimet për filozofi dhe shkencë. Shigjetari gjithnjë me xhelozi do ta ruajë lirinë e tij, por edhe jeta familjare për të përbën një nxitje të madhe. Është në gjendje që mbi vete të marrë barrën e madhe të obligimeve, madje edhe rreth fëmijës dhe në këtë di të gjejë kënaqësinë. Provokojeni…

      B R I C J A P I

      Nëse jeni plotësisht të sigurt se bricjapi është ai që doni po jua japim disa këshilla. E para është – mos u mashtroni nga e ashtuquajtura ftohtësi dhe nga toni shpërfillës me të cilin ndonjëherë ju drejtohet. E dyta – shmangni temat pa lidhje, barsoletat dhe çdolloj sipërfaqësie. E treta – jini të gatshëm që çdo mendim ta arsyetoni me argumente të forta. Jini e kujdesshme, diskrete dhe me manire të mira … Ai nuk e fal zemrën e tij përderisa nuk bindet se dikush vlen dhe derisa nuk është i sigurt se ajo është "e vërteta". Ka nevojë për një grua që do t’i sjellë freski dhe e cila matanë mureve të larta të seriozitetit do ta shoh djaloshin dhe zemrën e tij të artë …
      Jini e dashur, e butë dhe e përkushtuar dhe ai do t’ju dojë për gjithë jetën. Nëse një herë ju pranon dhe ju dashuron, do të jetë së tepërmi i përkushtuar ndaj jush dhe çdo vit vijues me të do të jetë më i bukur e më i bukur. Te bricjapët, me kalimin e kohës, dashuria bëhet më e fortë, natyrisht nëse është fjala për atë "të vërtetën"… Nëse vërtet e dëshironi për vete, atëherë thjesht ju duhet të jini "e vërteta"!
      Sunday at 00:02 ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Si ta çoni mashkullin para altarit
      U J O R I

      Kini kujdes, me ujorin mashtrohen edhe ata që kanë shumë përvojë… Transparenca e tyre dhe mungesa e distancës së rëndomtë shpesh interpretohet gabimisht sikur sinjali që shënon kalimin e lirë. Duhet t’ua tërheqim vëmendjen të gjithë atyre që “kanë rënë në rrjetën” e ujorit… Ai është mashkull i cili kontrollohet jashtëzakonisht mirë dhe nuk lidhet gjithaq lehtë. Nëse jeni diçka e veçantë, të themi ultramoderne ose me një koeficient të inteligjencës mbi mesatare – kushedi, ndoshta edhe mund të na demantoni…
      Në qoftë se ndonjë femër e tërheq, ajo do ta vërejë se gjithë vëmendjen e tij do ta orientojë drejt saj. Ai është idealist, koncepti intelektual dhe humanist i të cilit e kërkon për vete gjysmën tjetër që do të jetë e njëjtë me të. Në qoftë se ju je pikërisht ajo vajzë, mos e lejoni që menjëherë t’ju njohë. Zbulohuni ngadalë dhe hiqni ngadalë "mbështjellësit"… Do ta argëtojë fakti se, nëpërmjet inteligjencës gjeniale, do të depërtojë në natyrën tuaj. Jini gjithnjë e re dhe disi e ndryshme, por, megjithatë, mjaft energjike dhe e fortë që t’i kundërviheni kur kjo është e nevojshme.

      P E S H Q I T

      Nëse jeni dashuruar në të, pothuajse nuk keni nevojë për strategji të veçantë që t’ia kumtoni dashurinë. Domethënë, mashkulli i juaj i shenjës së peshqve këtë e ka kuptuar ndoshta edhe para jush… Peshqit janë shenja më intuitive e Zodiakut dhe e kanë talentin që t’i zbërthejnë emocionet dhe mendimet e të tjerëve. Edhe diçka: në fillim të lidhje peshqit nuk e dinë çka duan, ose të paktën ashtu duken, ashtu që pa ngurrim do të tentojnë t’ju ikin pikërisht në momentin kur kujtoni se i keni në dorë. Jini të durueshëm dhe të vendosur, ndërsa më e rëndësishmja është të dini të lexoni ndërmjet rreshtave! Me ta asgjë nuk është ashtu sikurse duket… Karizmatik, i pakapshëm, shpesh i pakuptueshëm, zihet në kujdes dhe dashuri… Jini ekstra sensitive dhe mbi të gjitha jini e gatshme që t’i ofroni pa kushte ndikim qetësues të dashurisë. Nuk është nga ata që me qejf martohen. Për të dashuria janë yjet dhe qielli i paanë … dhe ju nga kjo duhet të bëni një kulm mbi kokën e tij. Në fillim të lidhjes është i pakapshëm, por nëse ndodh që të dashurohet në ju fatalisht, besoni se do ta keni të vështirë që ta hiqni qafe…/Telegrafi/
      Sunday at 00:02 ·  ·  1 person · 
    • Agjentja Has He,degjuat ca foli per bricjapinB-)
      Sunday at 00:14 ·  ·  1 person ·  · 
    • Ilir Raifi shume komente ilozioniste shkaterruese pa argumente degjeneruse te ardhmen e edi vetem nje ZOT
      Sunday at 00:17 ·  ·  1 person ·  · 
    • Fatos Lika Ne nje shoqeri e pyesin njera tjetren shoqet se qfar shenje te horoskopit jeni nje thot ujori nje thot peshore nje thot dash nje dem ,dhe nje krejt e fundit qe nuk ka njohuri ne ket drejtim mendon se keto shkojn me madhsi une thot e kam shenjen arushe.
      Sunday at 00:17 ·  ·  · 
    • Vjollca Zeqiri Hahahahahahahahahahah Fatos qka je ti Nr Horoskop ateher " qesharak " a Po hahaha
      Sunday at 01:57 ·  ·  1 person ·  · 
    • Manu Albania shenjat e horoskopit jane si puna e filxhanit te kafes ..per tu pare.. e jo per ti besuar ahahahaha ....
      Sunday at 08:22 ·  ·  2 people ·  · 
    • Rezi Jaku demi me virgjereshen
      Sunday at 08:44 ·  ·  1 person ·  · 
    • Eqrem Sopaj Mendoj se Këtu në shkrime edhe pse nuk besoj në astrologji, më duhet të them se është 80% e saktë për shenjën që jam, GAFORREN!!!!!!!. Nese i referohemi çështjes së besimit, po është e vertet se njeriun e udhëheqë një forcë e brendshme, por që ka lidhje me universin. E saj përket të ardhmen ato jan edhe të I mbiufuqishmi ZOTI. e që ne jemi të kufizuar në shqisa e dimensionetë kuptojm.
      Sunday at 10:57 ·  ·  1 person ·  · 
    • Mimoza Bici i perkas shenjes se bricjapit...nje kombinim i bukur me ujorin ( jemi ok )
      Sunday at 15:36 ·  ·  1 person ·  · 
    • Mira Kopaci demi me shigjetarin.
      Sunday at 18:34 ·  ·  1 person ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë

      Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës. Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores, ujorit ose binjakëve. Aspektet e përputhshme në mes të mjekut dhe pacientit ofrojnë kurajë dhe mirëbesim të dyanshëm, derisa ato të papërputhshme mund të shkaktojnë aversion të dyanshëm.
      7 minutes ago ·  ·  1 person · 
    • Botimet Shqiptare 
      Ndikimi i Hënës në shëndetin e njeriut

      Pas Diellit, Hëna është trupi qiellor që ka ndikimin më të madh në organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat përputhet me kohëzgjatjen e Hënës lunare, ndërsa periudha e fillimit të frytit deri te lindja e tij, zgjat plot nëntë muaj. Fazat e ndryshme të Hënës ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme e sidomos të krizave mentale. Pasi Hëna është mbledhëse e energjisë së Diellit, ajo njëkohësisht është edhe transmetuese e kësaj energjie në trupin e njeriut. Kur një person e ka Hënën e dobët në horoskop, atëherë ai person do të marrë më pak energji diellore dhe më lehtë u nënshtrohet sëmundjeve të ndryshme. Hëna ndikon në organet shumë të ndjeshme të trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra. Po ashtu edhe shtatzënia, lindja dhe sistemi nervor drejtpërsëdrejti janë të lidhur me ndikimin e Hënës. Hëna ka ndikim edhe te trashëgimia gjenetike.
      7 minutes ago ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Shërimi nën ndikimin e Hënës

      Në kohën e Ptolomeut, të pajtoheshe me operacion e të mos e analizoje mirë pozitën e Hënës, do të thoshte ta rrezikoje jetën personale. Qysh në kohët e lashta njerëzit nuk operoheshin gjatë ditëve kur Hëna ndodhej në shenjën e bricjapit, sepse gjatë atyre ditëve dobësohet funksionimi i organizmit. Po ashtu pacientët atëbotë nuk janë shëruar as gjatë ditëve kur mbi Tokë paraqitej Hëna e re, sepse gjatë këtyre ditëve besohej se ndodhin ndryshimet e mëdha atmosferike. Kjo praktikë vazhdon edhe sot. Koha më e përshtatshme për shërim janë ditët kur Hëna është e pozicionuar në shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari. Ndërsa nuk preferohet kurimi gjatë kohës kur Hëna është në perëndim e sipër për shkak të mundësisë së gjakrrjedhjes së madhe. Mjekët që konsultohen me astrologji po ashtu nuk operojnë organet, apo pjesët e trupit gjatë kohës kur ato janë nën ndikimin e Hënës. P.sh. është shumë rrezik të operohet koka në kohën kur hëna është në shenjën e dashit...
      6 minutes ago ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Dashi

      Mjekësia astrologjie e vendos këtë shenjë të furtunës dhe shtrëngatës duke e paraqitur atë me figurën e kokës që mban sy të mbyllur dhe nofullën e poshtme me dhëmbë paksa të shtrënguar. Gjithashtu edhe me trurin si organ motorik që ruan ndjesinë e baraspeshës. Deshtë janë të ndjeshëm veçmas në regjionin e kokës, kanë më shumë marramendje, zjarrmie të lartë apo ndezje. Mu për këtë, që ata të ruajnë fuqitë dhe shëndetin e mirë, mjekësia astrologjike u preferon të merren me aktivitete më “të nxehta", respektivisht të ushtrojnë sporte të ashtuquajtura luftarake, në të cilat deshtë mund ta tregojnë veten mirë. Gjimnastika, vallëzimi dhe e ashtuquajtura Terapi e Rajshit (thënë shkurt e shqip: seks). Mirëpo, tek njerëzit që i përkasin kësaj shenje, edhe skijimi dhe çiklizmi kanë efekte shumë të mira. "Deshtë" edhe përpos nevojës së zbrazjes së energjisë së madhe, megjithatë duhet të pushojnë shpesh dhe relaksohen mirë gjatë ushtrimeve fizike. Në këto momente i rezervoni vetes kohë dhe çaste të mjaftueshme kur mund të merrni në dorë sërish ndonjë libër, po ashtu të dëgjoni edhe muzikë, ndërkaq mendimet që ju sillen çdo ditë në kokë t'i hiqni qafe, së paku për ca qaste. Këshilla: Sa më shpesh që keni mundësi bëni masazh të fytyrës. Ky veprim i vë në lëvizje lumenjtë limfatik dhe mënjanon me këtë edhe dhimbjet e kokës.

      Demi

      Shënjuesit të demit i përket regjioni i qafës dhe grykës së bashku me gurmazin, bajamet, veshët, hundët, gjuha, buzët dhe zverku (zverku i demit!) si dhe balli, respektivisht sytë e ballit. Sistemi i demit është ndërrimi i oksigjenit, pra përpunimi i ushqimit, me çka jo vetëm organet e tretjes, por edhe gjëndrat e regjionit të ballit janë pjesëmarrëse në veprim. Demat janë të prirë të vuajnë për kohë të gjatë nga sëmundje të ndryshme. Sëmundjet tek ta zakonisht shtrihen në rrugë joproporcionale (pra të mbitheksuar) veçmas në regjionin e organeve dhe të sistemit të frymëmarrjes. Demat janë gjithashtu të prirë që të kenë mbipeshë të theksuar dhe të tejkalojnë paksa me marrjen e ushqimit. Masat e preferuara për ta janë: agjërimi, masazh, puna në kopsht, muzika e mirë dhe qëndrimi në natyrë të pastër. Këshilla: filloni me një regjim të agjërimit (dietës) dhe do të vëreni se sa të çlirë do të ndiheni në pjesë të ndryshme të trupit.

      Binjakët

      Këtë shenjë e përcaktojnë përherë duart dhe krahët e shtrirë në mënyrë pothuajse të egër e me plot gjestikulime. Sistemi i binjakëve është tërësisht sistemi qendror i nervave dhe i kanaleve të ajërt (bronket) së bashku me mushkëritë, si dhe sistemi i imunitetit dhe gjëndrës së ashtuquajtur Thymus. Zakonisht binjakët janë të prirë të vuajnë nga mushkëritë (ngase në parim ata pinë duhan së tepërmi!), nga pengesat në sistemin nervor dhe nga ndezjet në brinjë e gjoks. Ndikojnë pozitivisht ushtrimet në të marruarit frymë, bisedat, terapitë për çlirim dhe terapitë për nxehje si p.sh. akupunktura. Me rëndësi të veçantë për ju edhe i ashtuquajturi “tush në oksigjen”, të shëtisë në ajër të pastër.

      Gaforrja

      Gaforrja shënjon lukthin, tek gratë - gjinjtë si dhe mitrën, gjëndrat e pështymës, pastaj më tej të gjitha vrimat e lëkurës (mbështjellësit) të trurit, bebëzën e syrit, mbështjellësin (lëkurën) e zemrës dhe membranat e nervave. Gaforret janë të prira të vuajnë nga sëmundjet e lukthit, nga depresionet, hypohondria. Ata duhet të jenë më optimist, gjërat t'i marrin më shtruar. Terapitë e preferuara janë kurat në ujë dhe marrja në mënyrë të veçantë i çajit të malit/barishte (si tip lulelakre, por me stap të gjatë dhe fleta të gjera). Këshilla: nëse keni mundësi dhe hapësirë bëjeni një kopsht personal me lloj-lloj barishte duke filluar nga çaji i kamomilit, çaj nane etj. Nëse nuk keni kopsht, atëherë mbusheni një bidon të bukur në tarracë ose diku në dritaren pranë tavolinës së kuzhinës. Angazhimi me këtë lloj aktiviteti do t’ju qetësojë. Ky lloj i “hobit” të ri, juve si tip social që jeni, do t’jua rivendosë baraspeshën e humbur dhe do t’ju bëjë të kënaqur.

      Luani

      Zemra, shpretka, shtylla kurrizore si dhe arteriet shenjojnë shënjuesin e diellorit luan. Luanët kanë tendenca të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut por edhe nga dhimbjet e shpinës. Ata, mu për këtë, do të duhej që më shpesh të pushojnë e çlirohen, të bëjnë shëtitje të gjata dhe të mos e mbivlerësojnë gjithnjë e më shumë vetveten. Për luanët terapitë tipike janë ato të ashtuquajturat terapitë e vallëzimit, banjat në diell dhe qëndrimi në lartësi. Këshilla: Gjithnjë kur të keni kohë të lirë, shtrihuni në bankë në një cep të kopshtit dhe nënshtrojuni rrezeve jopërcëlluese të diellit. Për shënjuesit e zjarrtë si ju, drita është balsam i shpirtit. Për ju, po ashtu, edhe lëvizja është e nevojshme. Luanëve, deshve dhe shigjetarëve ushtrimet fizike të rregullta u bëjnë shumë mirë. Do të ishte mirë që së bashku me partnerin tuaj të regjistroheni në një shkollë vallëzimi. Lëvizjet ritmike ju bëjnë shumë mirë në mbajtjen e trupit dhe ju ndihmojnë që të çliroheni fizikisht dhe shpirtërisht.

      Virgjëresha

      Këtë shenjë e përcaktojnë zorra e trashë, gjëndrat e stomakut dhe organet e tjera që dërgojnë elemente për tretje (mëlçia e zezë, vreri). Sistemi i virgjëreshave është sistemi i vlerësimit të ushqimit. Virgjëreshat janë të prirë të vuajnë nga pengesat dhe vështirësitë në sistemin e tretjes në regjionin e zorrëve. Për këtë arsye ata/ato do të duhej t'i kushtojnë rëndësi ushqimit (mos të punojnë shumë, natyrisht jo edhe pak!) dhe para së gjithash: të qeshin shumë. Virgjëreshat e mbajnë shëndetin përmes dietave dhe ushqimeve me origjinë natyrore, me bimë shëruese dhe barishte të ndryshme, që ndikojnë në qetësimin e sistemit tretës, përmes kurave të agjërimit dhe meditimit. Familjet e tyre, miqtë etj. nuk mund ta marrin as me mend sesa vibrime të ndjeshme kanë nervat e kësaj shenje.
      5 minutes ago ·  · 
    • Botimet Shqiptare 
      Peshorja

      Shënjuesit të peshores i përket pjesa e veshkave si dhe korja e veshkave pranë, mëshikëza dhe regjioni i ijëve. Sistemi i peshores (apo funksionet) krijojnë baraspeshë dhe rregullojnë: p.sh. vlerat e PH-së së gjakut të veshkave, temperaturën përmes "termostatit" në tru. Të lindurit peshore priren të kenë ndezje në veshkë dhe mëshikëz, por edhe gurë në veshkë. Terapia tipike e peshoreve është ajo me muzikë dhe përmes vallëzimit. Ndihmojnë edhe terapitë përmes bisedave që ka mundësi të bëhen edhe me miq. Këshilla: përdoroni sa më shumë lëngje në formë të çajeve natyrale.

      Akrepi

      Shënjuesit të akrepit i përket zorra e trashë dhe zorra e zgurdhit. Gjithashtu edhe organet e sekretimit, pra edhe gjëndrat embrionale. Sistemi i akrepit ngjallë jetën e re dhe eliminon atë të vdekurën, atë të përfunduarën. Akrepat janë të prirë të vuajnë nga sëmundjet e organeve që prodhojnë sekret dhe atyre gjenitale. Por nganjëherë edhe nga pasojat e jetës së tyre të stilit herë ekscesive e herë tërësisht ekstreme. Akrepat do të duhej t' i përshtaten stilit të jetës "së lehtë, por edhe të vështirë" dhe të mos kërkojnë që të jenë të fundit, duke prodhuar më shumë ndjesi mirëkuptimi për të tjerët - shumë e rëndësishme - sa më shpesh të çlodheni e çliroheni përmes muzikës së lehtë , përmes leximit të librave me tema të lehta ose duke qëndruar në rrethe miqsh të ngushtë. Këshilla: mësohuni njëherë emirë të çliroheni. Sa më shpesh bëni marshe në natyrë, të lirë dhe pa kurrfarë qëllimi dhe trysnie.

      Shigjetari

      Shigjetarit si tip sportiv, vital i përgjigjen nyejt e këmbëve dhe kofsha e epërme, pastaj vijnë: frymëmarrja dhe nxjerrja e thellë e saj, përshtatja e syve me ambientin etj. Sistemi i shigjetarit është sistem i lëvizjeve të njeriut në nxitim. Shigjetarët vuajnë nga lëndimet e natyrës sportive, por të lehta, që vijnë edhe si rezultat i neglizhencës, pastaj nga lëndimet e nyejve të legenit dhe jo rrallë edhe nga lëndimet në fytyrë. Shigjetarët herë pas here kanë nevojë të ndërrojnë stilin e jetës. Gjithsesi, kjo bëhet edhe në shenjë të ruajtjes së optimizmit, si diçka tepër me rëndësi për organizmin e njeriut. Terapitë tipike të shigjetarëve kanë të bëjnë me sport: të ushtruarit e çiklizmit, vrapimi i lehtë, kalërimi, lufta me skermë, noti, fluturimi dhe ngjitja në lartësi. Shigjetarët i lodh ndeja, rutina dhe struktura e njëjtë e ditës, por edhe disa prej lojërave a aktiviteteve të njëtrajtshme në kohë të lirë. Shigjetarët kanë nevojë për ndryshime, që t'i ofrojnë shpirtit të tyre ushqim përherë të freskët. Udhëtimet janë balsam për shpirtin e tyre dhe ruajnë freskinë e trupit dhe mendjes.

      Bricjapi

      Bricjapit të ftohtë dhe konservativ, sipas pikëpamjeve të mjekësisë astronautike, i përkasin eshtrat dhe nyejt, para së gjithash gjuri, gjëndrat tiroide, gjëndrat dhjamore, dhëmbët, qimet e lëkurës dhe thonjtë. Bricjapët në pleqëri vuajnë nga reuma, tendosja e muskujve, të ënjturit e nyejve, dëmtimet e gjunjëve etj. Pikërisht për këtë, bricjapët duhet të pinë shumë ujë, ta gëzojnë e shijojnë si të nxehtit ashtu edhe lagështirën e natyrës sa më shumë e sa më shpesh që munden dhe mos ta çajnë kokën edhe aq për rregullat e mirësjelljes të rrethit dhe shoqërisë. Të jesh fare i lirë - kjo është deviza e bricjapëve. Terapitë e bricjapit janë: dieta, që kanë për bazë para së gjithash ato prodhime me origjinë bimore, si rrënjë, zhardhoku i patates, pastaj hudhra, preshi, qepa, rrepa e kuqe etj. Përpos këtyre edhe veprimet lehtë të zbatueshme: agjërimi, ngjitja nëpër lartësi, marshimi etj. Këto veprimet e fundit mund t'i bëni edhe më lehtë në shoqëri, duke iu bashkuar ndonjë grupi alpinistësh a marshuesish të rregullt

      Këshilla: shkarkohuni sa më shumë nga detyrimet e brendshme, me të cilat vazhdimisht e ngarkoni veten.

      Ujori

      Kësaj shenje të jashtëzakonshme dhe shumë mbresëlënëse i përkasin pjesët e shpatullave të poshtme dhe venat e saj, pastaj pulpat (e këmbëve), thembra dhe pjesa e shpinës. Funksionalitetin e kësaj shenje e karakterizojnë: bartja dhe ushqimi kapilarëve me oksigjen, sistemi i përgjithshëm i venave dhe sistemi i pavetëdijshëm nervor - i ashtuquajturi ndryshe edhe sistemi vegjetativ. Ujorët janë të prirë të vuajnë prej shtangimit të pulpave të këmbëve, shtangimit të muskujve, të ftohurit e nyejve të këmbëve. Shpirtërisht, ujorët reagojnë rrallë, por nuk do të duhej që të lëndohen në atë shkallë që ata pastaj ta kalojnë çdo kufi të reagimit. Terapitë tipike të suksesshme të shërimit për ujoret janë: terapia përmes fushës magnetike, akupunktura elektronike dhe bioenergjia (e njohur edhe me emrin Reiki).

      Peshku

      Shënjuesi i fundit i rrethit të shtazëve - peshku, i përshkruhet sistemi i këmbëve, respektivisht lëngu përçues i tij (gjaku dhe limfa). Peshqit ëndërrues vuajnë nga shputat e këmbëve, sëmundjet që vijnë si rezultat i të ftohurit të gjatë e të thellë, por edhe mungesave të lëvizjeve dhe si rezultat i pasivitetit të theksuar. Ata do të duhej të lëvizin më shumë (sa shpirtërisht aq edhe fizikisht!), të kenë qëndrim të qartë për jetën dhe mos të rrëshqasin drejtë ujërave të pesimizmit dhe kotësisë. Terapitë me të mira të kësaj kategorie (peshkut) janë: drenazhi i limfave, meditimi, jeta në gjallëri, masazh i zonave refleksive të këmbëve, ushtrimet e sensibilitetit, qëndrimi në det, noti dhe nxitja për t'u shkëputur nga të menduarit për gjëra të imta, të përditshmërisë.

      Këshilla: hidhuni një çast në krahët e ëndrrave. Aty janë dhuratë e veçantë për ju! Që të jeni të kënaqur në brendi të shpirtit, sikur akrepat, edhe juve do t'ju bënte mirë ndonjë aktivitet i natyrës sociale. Mendimet se po u ndihmoni të tjerëve, ndikojnë pozitivisht në vetë harmonizimin e mendjes dhe shpirtit.
      about a minute ago ·  · 

Më të lexuara

Rudina Çupi

MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, 9 tetor 2010

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.

Mysafirja e rradhës është Rudina Çupi, poete dhe redaktore.

Rudina Çupi, ka lindur në Durrës, më 17 Janar 1975. Ka mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në Tiranë. Aktualisht punon si redaktore në një shtëpi botuese. Ka shkruar librat me poezi: “Mos ma kujtoni vdekjen!”, “Shkopsitje” dhe së shpejti do të dalë në qarkullim edhe libri “®”. Shkruan edhe libra për fëmijë. Është vlerësuar me çmime nëpër konkurse letrare, si çmimi “Dritëro Agolli” për ciklin me poezi “Lugina e trëndafilit”.

Prej këtij çasti ajo do të jetë në dispozicionin Tuaj dhe do t`ju përgjigjet të gjitha pyetjeve Tuaja të mundshme nga sferat e krijimtarisë me të cilat merret.
In this photo: Vjollcë Berisha (Photos | remove tag), Anila Xhekaliu (Photos | remove tag), Elmedine Qaili (Photos | remove tag), Kadrush Radogoshi (Photos | remove tag), Anjeza Sakaj (Photos |remove tag), Adnan Azizi (Pho…

O F E L I A në tre shqipërime

O F E L I A në tre shqipërime


Arthur RIMBAUD 

Me veprat e tij kryesore, “Një stinë në ferr” dhe “Iluminacione”, si dhe me mjaft prej poezive të adoleshencës, ku spikasin “Anija e dehur” e “Zanoret”, Arthur Rimbaud mbeti një poet i revoltuar, që lëvizjen poetike të nisur nga Baudelaire e çoi deri në pasojat e mbrame, në manifestimet më të vlefshme të surrealizmit, duke u bërë njëri nga themeluesit më përfaqësues të poezisë moderne botërore. 



Mbi valën murrake, të butë ku flejnë yjet 
E bardha Ofeli tundet si zambak, 
Tundet ngadalë mbi vellot e gjata dhe pyjet, 
Nga sokëllima gjahtarësh, vrungullojnë larg. 

Ka më se njëmijë vjet, që e trishta Ofeli 
Kalon mbi lumin e murrmë si floçkë e bardhë, 
Ka më se njëmijë vjet që netëve me puhi, 
Marrëzia e saj murmurit një romancë. 

Era i puth gjinjtë dhe kurorë i shpështjell 
Në ujin kolovitës vellot e saj, 
Harkohet kallami mbi ballin e thellë 
Shelgjet ngjethës mbi supe dridhen e qajnë. 

Zambakë të ngrysur përreth lëngojnë me shamtinë, 
Në shkurret që flej…

Kostumografi/ Veshja antike

 Agnesa Muharremi
Qysh në kohërat antike, e deri më sot, veshja cilësohet si një element mjaft primar, estetik, përfaqësues i karakterit të njeriut. Madje, nëse bëhet fjalë për teatër ose film, veshja luan rolin e shërbyesit më identifikues kohor, stilistikë dhe personal. Mënyra e veshjes është vetëm një karakteristikë e njeriut dhe është njëra ndër tiparet kryesore të shoqërisë. Akoma nuk dihet saktë se kur njerëzimi filloi veshjen e parë, mirëpo sipas antropologëve të cilët besojnë se si nevojë për t`u mbrojtur nga të ftohtit, të nxehtit , etj.. përdoren lëkuren e kafshëve .Kjo do të thotë që veshja është një dukuri që filloi të përdorej qysh në kohërat e hershme, në fillesat e para të jetesës së njeriut. Se si ndikoi veshja e botës antike fuqishëm në teknologjitë kohore, popujt e asaj kohe nuk mund as t`a imagjinonin… Do e marrim një historikë të shkurtër të veshjes tek Egjiptianët e lashtë. E dimë që Egjipti i Lashtë u themelua rreth vitit 3100 p.e.s. Historia e tij ndahet në tri peri…

HËNA DHE DIELLI, SIMBOLE KULTIKE NË DY KOKAT E SHQIPONJËS PELLAZGE

Fatbardha Demi
Pelasgetë kishinë nje besë te bukur’ e vjershëtore. Besonin gjithe shenjat’ e natyrës e trupet’ e qjellit; i faleshinë  djellit, henës, yjevet të mëdhenj, qiellit,revet,eresë,detit e të tjerave. Kjo besë, që thuhet “mythologji” eshte bes’ e të parëvet prindër tanë, pelasgvet. Sami Frashëri
Mbi  simbolin e flamurit shqipëtar, shqiponjës dy krenore të zezë në fushë të kuqe, janë bërë studime të shumta. Studiuesit e lashtësisë, pohojnë njëzëri se, shqiponja është një nga figurat kultike më të lashta, më të fuqishme dhe më jetëgjata. Edhe në ditët e sotme, ajo vazhdon të përfaqësoje gjuhën, kombin, emërtimin e Shqipetarëve, por edhe simbolet shtetërore të vëndeve të tjera, brënda dhe jashtë Europës. Megjithatë, simboli i shqiponjës nuk ka aritur të trajtohet shkencërisht në domethënien e saj historike. Ka patur shumë hamëndsime, sidomos për qënien e dy kokave të drejtuara në anë të kundërta, përmendja e të cilëve do të hante shumë vend e kohë, dhe mendoj se janë të bazuara thj…

Historia e Testamenteve nga Konica te Trebeshina

Aida TuciKasëm Trebeshina e shkroi testamentin e tij në dy kohë. Ishte i qetë që dorëshkrimet dhe testamentin e kishte lënë në duart e sigurta të mikut të tij Llambi Blido. Mit’hat Frashëri e shkroi testamentin 20 vjet para se të ndahej nga jeta dhe e depozitoi në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Testamenti i Konicës për një kohë të gjatë “lundroi” mes dyshimesh nëse ishte trillim apo i vërtetë
Historitë e mbijetesës së dorëshkrimeve janë nga më të ndryshmet. Sidomos kur koha që ndan shkrimin nga botimi është e gjatë. Në një moment të tillë shkrimtari nis e mendon për të ardhmen e dorëshkrimeve të tij. Kasëm Trebeshinës iu deshëm afro 35 vjet për këtë. Gjatë viteve kur shkrimtari nuk arrinte të komunikonte me lexuesin për shkak se letërsia e tij shkonte në kahun e kundërt me letërsinë zyrtare të kohës, mendoi të linte dhe testamentin e tij. Pavarësisht arrestimeve dhe burgimeve të njëpasnjëshme, shkrimtari me sa dukej shihte një dritë në fund të tunelit dhe shpresonte që një ditë…

Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje, por, edhe për ta konsideruar atë moment, si e tashme e fiksuar

TË NDERUAR DASHAMIRË TË ARTIT KRIJUES,MIQ, PROFESORË DHE NXËNËS

Sot promovojmë librin e Blenda Selimit,që tutullohet Tingujt e jetës, botoi ArberiaDesign 2013, me 94 faqe.Miftar Selimi,gjyshi i Blendës,sponzoroi këtë libër  duke e çmuar  vlerën e krijueses dhe në përgjithsi kulturen shqiptare se një vepër e tillë në të ardhmen  do t'i stimuloje gjeneratat e reja për të krijuar,poashtu edhe për Blenden do ta mitivoje për ta vazhduar krijimin e saj. Miftar Selimin e  falënderojmë në veçanti sepse dashurija e gjyshit është aq e fuqishme  si që thotë edhe Sami Frasheri,fëmijët e fëmijeve  janë mjalti i mjaltit.
Poezia  lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje,por, edhe për ta konsideruar atë moment, si e tashme e fiksuar. Ëdhtë një krenari e madhe kur në mesin e të rijve prezentohet një vepër poetike nga një vajzë e re sapo i mbushi 17 vjet.Një vepër pë flet shumë për moshën që ka.Shpresojmë se në të ardhmen shumë të ri do ta ndjekin rrugën e Blendës Ta prezentosh librin e Blenda…
Treguesi i poezive


NJË FILXHAN KAFE ………………………………………………….................7 TË PRES…………………………………………………………………………8 E DASHUR ………………………………………………………………………..9 PAQE…………………………………………………………………………….10 FJALA E NËNËS………………………………………………………………11 FOTOGRAFIA……………………………………………………………………12 VJERSHAVE…………………………………………………………..................13 KUR TË SHOH…………………………………………………………………...14 PEIZAZH VENDLINDJE………………………………………………………...15 VAJZËS…………………………………………………………………………...16 DITA E VERËS…………………………………………………………………...17 NË VEND TË ELEGJISË………………………………………………………...18 NJË HIMARJOTI…………………………………………………………………19 FJALË TË HUAJA……………………………………………………..................20 PËRBINDËSHI…………………………………………………………………...21 E BUKURA GRUA……………………………………………………………….22 UNAZA…………………………………………………………………………...23 ANA BOLENA…………………………………………………………………...24 LOPËT…………………………………………………………………………….25 VENDLINDJES…………………………………………………………………..26 ASAJ………………………………………………………………………………27 UÇK-së……………………………………………………………………………28 ATDHEU………………………………………………………………………….29 NË DITËLINDJE………………………………………………………………

Yllka FILIPI

MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, 3 tetor 2010

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.
Mysafire e rradhës është Yllka FILIPI, diplomuar ne Universitetin e Tiranes,Histori - Filologji, dega Gjuhe-letersi(1999).Ka perfunduar Studimet e thelluara Pasuniversitare,Master Shkencor(2006-2008),prane ketij Universiteti. Aktualisht po punon per mbrojtjen e disertacionit ne fushen e letersise se krahasuar.
Punon si Pedagoge ne lenden e letersise dhe gjuhes shqipe ne Gjimnazin"I.Qemali",Tirane.
Ka botuar studimin kritik "Dante-Kadare, struktura e ferrit ne veshtrim krahasues", 2009.
Shkruan ne poezi dhe ne proze.Eshte dalluar si nje ze i vecante qe ne krijimet e saj te para.
Shume shpejt priten te dalin botime te tjera ne treg nga autorja.

Prej këtij çasti ajo do të jetë në dispozicionin Tuaj dhe do t`ju përgjigjet të gjitha pyetjeve Tuaja të mundshme nga sferat e krijimtarisë me të cilat merret. In this photo: Ledi Stillo Paja (Photos | remove ta…

Katalogu i librave i Shtëpisë Botuese "Plejad"