Skip to main content

Tetova News

Ndoc Gjetja - KUR FILLOVA TË MARR VESH

by Botimet Shqiptare on Tuesday, 14 September 2010 at 23:58
Ndoc Gjetja

Kur nisa ngapak në rrjedhën e viteve
nga bota e sendeve të merrja vesh,
erdhën dhe hynë në botën time
një engjëll i bardhë edhe një dreq.

Engjëlli përsëriste të njëjtën këshillë
dhe çdo veprimi m`i vinte një normë:
Të bëhesh i urtë… të bëhesh i mirë…
të bëhesh … të bëhesh…  dëgjomë…

Por dreqi që kishte fytyrë të qeshur
më thoshte ca fjalë që më pëlqenin:
- Eja të lozim në barin e gjelbër
të hidhemi , të grisim, të çjerrim!

Shikoja natyrën: çdo gjë lëvizte,
dhe dielli dhe hëna dhe bari
me mijëra zëra natyra thërriste
dhe era vinte më merrte përkrahu.

Ky engjëlli më thoshte: - Rri, mos lëviz!
Ky dreqi më thoshte: - Ti eja, pra!
Dhe më tërhiqte nga mënga e këmishës
kërcente e hidhej me “tra-la-la”.

Pastaj ky engjëlli më hapi një libër
dhe mërmëriti disa citate,
por nga që dreqi kërcente, thërriste
këshillat s`më hynin në radake.

Pastaj ky engjëlli qiririn e ndezi,
por djalli thërriste qiririn ta shuaj
dhe nisën të grinden me njëri – tjetrin
në botën time bënë kaq rrëmujë.

Për t`i shpëtuar të njëjtës këshillë
ia krisa me vrap pas shokut dreq
se isha i vogël, se kisha dëshirë
të gris e të thyej, të loz e të qesh.

Nga libri “Kthimet”

Ndoc Gjetja
 ·  · Share
    • Vera Gjecaj poeti i madh lezhjane...e bukur poezia e tije..sidomos ajo "ti se di" nese nuk po gaboj titullin..
      15 September at 00:01 via Facebook Mobile ·  ·  · 
    • Abdullah Konushevci 
      Sikur rritemi ndermjet kundertive: engjelli - dreqi, drita -erresira, nata - dita, mekati - pafajesi dhe ne kete konflikt shpesh sikur krijohet carja, skizma, e cila prodhon trauma qe nga feminia. Rritja ne nje mjedis te rrepte religjioz sikur pengon zhvillimin normal te njeriut ne feminine e mbushur me engjej dhe djaj, ferr e parajse, e mira dhe e keqja etj.
      Gjithe kjo ka gjetur nje realizim te shkelqyeshem ne kete poezi te poetit tashme te ndjere.
      15 September at 00:31 ·  ·  3 people ·  · 
    • Edi Gaxha Puka Poezi e mrekullueshme!
      15 September at 01:01 ·  ·  · 
    • Enkeleda Ristani ‎...po ky eshte nje nga te mrekullueshmit e poezise shqiptare,eshte nga ata qe c`kish per ta thene e tha ne sy,por c`kishte per te na thene akoma ia mbyti dhembja dhe vetmia...Homazh per penendriturin Ndoc
      15 September at 01:06 ·  ·  1 person ·  · 
    • Dali Alili sikur njeriu ti shihte se sa shume dreqri i ka rreth tij,do te vdiste nga trishtimi :)poezi shume e bukur
      15 September at 02:05 ·  ·  1 person ·  · 
    • Rozafa Shpuza Dilema e njeriut e shprehur mrekullisht ne vargje...
      15 September at 07:56 ·  ·  · 
    • Leda Kerri Poet i madh !!! E kam kerkuar librin e tij pothuajse ne te gjitha librarite po nuk e gjeta .Me sygjeroni ku ta kerkoj??????
      15 September at 08:57 ·  ·  · 
    • Isuf Hoxha vertet poezi e bukur dhe shum realiste.I vetdijshem se engjujt jane me pak...por kam zgjedhur mos ta vrapoj e gris pas tyre.
      15 September at 15:06 ·  ·  · 
    • Albana Bozhani Jeminaj SHUME E BUKUR
      15 September at 21:57 ·  ·  · 

Më të lexuara

Rudina Çupi

MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, 9 tetor 2010

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.

Mysafirja e rradhës është Rudina Çupi, poete dhe redaktore.

Rudina Çupi, ka lindur në Durrës, më 17 Janar 1975. Ka mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në Tiranë. Aktualisht punon si redaktore në një shtëpi botuese. Ka shkruar librat me poezi: “Mos ma kujtoni vdekjen!”, “Shkopsitje” dhe së shpejti do të dalë në qarkullim edhe libri “®”. Shkruan edhe libra për fëmijë. Është vlerësuar me çmime nëpër konkurse letrare, si çmimi “Dritëro Agolli” për ciklin me poezi “Lugina e trëndafilit”.

Prej këtij çasti ajo do të jetë në dispozicionin Tuaj dhe do t`ju përgjigjet të gjitha pyetjeve Tuaja të mundshme nga sferat e krijimtarisë me të cilat merret.
In this photo: Vjollcë Berisha (Photos | remove tag), Anila Xhekaliu (Photos | remove tag), Elmedine Qaili (Photos | remove tag), Kadrush Radogoshi (Photos | remove tag), Anjeza Sakaj (Photos |remove tag), Adnan Azizi (Pho…

O F E L I A në tre shqipërime

O F E L I A në tre shqipërime


Arthur RIMBAUD 

Me veprat e tij kryesore, “Një stinë në ferr” dhe “Iluminacione”, si dhe me mjaft prej poezive të adoleshencës, ku spikasin “Anija e dehur” e “Zanoret”, Arthur Rimbaud mbeti një poet i revoltuar, që lëvizjen poetike të nisur nga Baudelaire e çoi deri në pasojat e mbrame, në manifestimet më të vlefshme të surrealizmit, duke u bërë njëri nga themeluesit më përfaqësues të poezisë moderne botërore. 



Mbi valën murrake, të butë ku flejnë yjet 
E bardha Ofeli tundet si zambak, 
Tundet ngadalë mbi vellot e gjata dhe pyjet, 
Nga sokëllima gjahtarësh, vrungullojnë larg. 

Ka më se njëmijë vjet, që e trishta Ofeli 
Kalon mbi lumin e murrmë si floçkë e bardhë, 
Ka më se njëmijë vjet që netëve me puhi, 
Marrëzia e saj murmurit një romancë. 

Era i puth gjinjtë dhe kurorë i shpështjell 
Në ujin kolovitës vellot e saj, 
Harkohet kallami mbi ballin e thellë 
Shelgjet ngjethës mbi supe dridhen e qajnë. 

Zambakë të ngrysur përreth lëngojnë me shamtinë, 
Në shkurret që flej…

Cilës shenjë të horoskopit i përkisni dhe me cilën shenjë ju puqet gjaku më shumë?

Botimet ShqiptareCilës shenjë të horoskopit i përkisni dhe me cilën shenjë ju puqet gjaku më shumë? 27,008 Impressions · 0.22% feedback Saturday at 23:10 · Comment · Like · Share · PromoteLeonora BuçincaErinda HoxhaFara Faraoni and 12 others like this. Adna Mia Doffy peshorja- me peshorenSaturday at 23:11 ·

Kostumografi/ Veshja antike

 Agnesa Muharremi
Qysh në kohërat antike, e deri më sot, veshja cilësohet si një element mjaft primar, estetik, përfaqësues i karakterit të njeriut. Madje, nëse bëhet fjalë për teatër ose film, veshja luan rolin e shërbyesit më identifikues kohor, stilistikë dhe personal. Mënyra e veshjes është vetëm një karakteristikë e njeriut dhe është njëra ndër tiparet kryesore të shoqërisë. Akoma nuk dihet saktë se kur njerëzimi filloi veshjen e parë, mirëpo sipas antropologëve të cilët besojnë se si nevojë për t`u mbrojtur nga të ftohtit, të nxehtit , etj.. përdoren lëkuren e kafshëve .Kjo do të thotë që veshja është një dukuri që filloi të përdorej qysh në kohërat e hershme, në fillesat e para të jetesës së njeriut. Se si ndikoi veshja e botës antike fuqishëm në teknologjitë kohore, popujt e asaj kohe nuk mund as t`a imagjinonin… Do e marrim një historikë të shkurtër të veshjes tek Egjiptianët e lashtë. E dimë që Egjipti i Lashtë u themelua rreth vitit 3100 p.e.s. Historia e tij ndahet në tri peri…

HËNA DHE DIELLI, SIMBOLE KULTIKE NË DY KOKAT E SHQIPONJËS PELLAZGE

Fatbardha Demi
Pelasgetë kishinë nje besë te bukur’ e vjershëtore. Besonin gjithe shenjat’ e natyrës e trupet’ e qjellit; i faleshinë  djellit, henës, yjevet të mëdhenj, qiellit,revet,eresë,detit e të tjerave. Kjo besë, që thuhet “mythologji” eshte bes’ e të parëvet prindër tanë, pelasgvet. Sami Frashëri
Mbi  simbolin e flamurit shqipëtar, shqiponjës dy krenore të zezë në fushë të kuqe, janë bërë studime të shumta. Studiuesit e lashtësisë, pohojnë njëzëri se, shqiponja është një nga figurat kultike më të lashta, më të fuqishme dhe më jetëgjata. Edhe në ditët e sotme, ajo vazhdon të përfaqësoje gjuhën, kombin, emërtimin e Shqipetarëve, por edhe simbolet shtetërore të vëndeve të tjera, brënda dhe jashtë Europës. Megjithatë, simboli i shqiponjës nuk ka aritur të trajtohet shkencërisht në domethënien e saj historike. Ka patur shumë hamëndsime, sidomos për qënien e dy kokave të drejtuara në anë të kundërta, përmendja e të cilëve do të hante shumë vend e kohë, dhe mendoj se janë të bazuara thj…

Historia e Testamenteve nga Konica te Trebeshina

Aida TuciKasëm Trebeshina e shkroi testamentin e tij në dy kohë. Ishte i qetë që dorëshkrimet dhe testamentin e kishte lënë në duart e sigurta të mikut të tij Llambi Blido. Mit’hat Frashëri e shkroi testamentin 20 vjet para se të ndahej nga jeta dhe e depozitoi në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Testamenti i Konicës për një kohë të gjatë “lundroi” mes dyshimesh nëse ishte trillim apo i vërtetë
Historitë e mbijetesës së dorëshkrimeve janë nga më të ndryshmet. Sidomos kur koha që ndan shkrimin nga botimi është e gjatë. Në një moment të tillë shkrimtari nis e mendon për të ardhmen e dorëshkrimeve të tij. Kasëm Trebeshinës iu deshëm afro 35 vjet për këtë. Gjatë viteve kur shkrimtari nuk arrinte të komunikonte me lexuesin për shkak se letërsia e tij shkonte në kahun e kundërt me letërsinë zyrtare të kohës, mendoi të linte dhe testamentin e tij. Pavarësisht arrestimeve dhe burgimeve të njëpasnjëshme, shkrimtari me sa dukej shihte një dritë në fund të tunelit dhe shpresonte që një ditë…
Treguesi i poezive


NJË FILXHAN KAFE ………………………………………………….................7 TË PRES…………………………………………………………………………8 E DASHUR ………………………………………………………………………..9 PAQE…………………………………………………………………………….10 FJALA E NËNËS………………………………………………………………11 FOTOGRAFIA……………………………………………………………………12 VJERSHAVE…………………………………………………………..................13 KUR TË SHOH…………………………………………………………………...14 PEIZAZH VENDLINDJE………………………………………………………...15 VAJZËS…………………………………………………………………………...16 DITA E VERËS…………………………………………………………………...17 NË VEND TË ELEGJISË………………………………………………………...18 NJË HIMARJOTI…………………………………………………………………19 FJALË TË HUAJA……………………………………………………..................20 PËRBINDËSHI…………………………………………………………………...21 E BUKURA GRUA……………………………………………………………….22 UNAZA…………………………………………………………………………...23 ANA BOLENA…………………………………………………………………...24 LOPËT…………………………………………………………………………….25 VENDLINDJES…………………………………………………………………..26 ASAJ………………………………………………………………………………27 UÇK-së……………………………………………………………………………28 ATDHEU………………………………………………………………………….29 NË DITËLINDJE………………………………………………………………

Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje, por, edhe për ta konsideruar atë moment, si e tashme e fiksuar

TË NDERUAR DASHAMIRË TË ARTIT KRIJUES,MIQ, PROFESORË DHE NXËNËS

Sot promovojmë librin e Blenda Selimit,që tutullohet Tingujt e jetës, botoi ArberiaDesign 2013, me 94 faqe.Miftar Selimi,gjyshi i Blendës,sponzoroi këtë libër  duke e çmuar  vlerën e krijueses dhe në përgjithsi kulturen shqiptare se një vepër e tillë në të ardhmen  do t'i stimuloje gjeneratat e reja për të krijuar,poashtu edhe për Blenden do ta mitivoje për ta vazhduar krijimin e saj. Miftar Selimin e  falënderojmë në veçanti sepse dashurija e gjyshit është aq e fuqishme  si që thotë edhe Sami Frasheri,fëmijët e fëmijeve  janë mjalti i mjaltit.
Poezia  lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje,por, edhe për ta konsideruar atë moment, si e tashme e fiksuar. Ëdhtë një krenari e madhe kur në mesin e të rijve prezentohet një vepër poetike nga një vajzë e re sapo i mbushi 17 vjet.Një vepër pë flet shumë për moshën që ka.Shpresojmë se në të ardhmen shumë të ri do ta ndjekin rrugën e Blendës Ta prezentosh librin e Blenda…

Yllka FILIPI

MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, 3 tetor 2010

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.
Mysafire e rradhës është Yllka FILIPI, diplomuar ne Universitetin e Tiranes,Histori - Filologji, dega Gjuhe-letersi(1999).Ka perfunduar Studimet e thelluara Pasuniversitare,Master Shkencor(2006-2008),prane ketij Universiteti. Aktualisht po punon per mbrojtjen e disertacionit ne fushen e letersise se krahasuar.
Punon si Pedagoge ne lenden e letersise dhe gjuhes shqipe ne Gjimnazin"I.Qemali",Tirane.
Ka botuar studimin kritik "Dante-Kadare, struktura e ferrit ne veshtrim krahasues", 2009.
Shkruan ne poezi dhe ne proze.Eshte dalluar si nje ze i vecante qe ne krijimet e saj te para.
Shume shpejt priten te dalin botime te tjera ne treg nga autorja.

Prej këtij çasti ajo do të jetë në dispozicionin Tuaj dhe do t`ju përgjigjet të gjitha pyetjeve Tuaja të mundshme nga sferat e krijimtarisë me të cilat merret. In this photo: Ledi Stillo Paja (Photos | remove ta…

Katalogu i librave i Shtëpisë Botuese "Plejad"